Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tha se po bëhet çdo përpjekje për t’i dhënë zgjidhje ngërçit me të cilin po përballet Partia Demokratike e Shqipërisë. Ai foli për gazetarët para nisjes së seancës parlamentare.
“Nuk bëhet fjalë për çështje emrash, ngarkime apo shkarkime, por bëhet fjalë për bashkimin e PD, në kushtet që edhe zgjedhjet janë afër. Nuk ka më maska dhe ne do t’u japim zgjidhje bashkive. Gati të marr përgjegjësinë në këtë moment krize. Nuk kemi nxitim për të emëruar apo shkarkuar dikë. Nuk është qëllimi që të zvogëlohet PD, por bashkimi i saj”, tha Salianji.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/