Prokuroria refuzoi raportin e OPGJ për vdekjen e Enver Sheshit

Prokuroria refuzoi raportin e OPGJ për vdekjen e Enver Sheshit

28
0
Shares

Prokuroria refuzoi raportin e OPGJ për vdekjen e Enver Sheshit, deklaroi sot kreu i PD, Sali Berisha duke sjellë fakte të reja që e bëjnë të dyshimtë vdekje e Enver Sheshit.

Argumentat:

E vërteta është se një OPGJ, për arsye që nuk do i marrim vesh ndonjëherë, ishte paraqitur në morg për të konstatuar, ose për të mbledhur të dhëna rreth viktimës.
OPSH, aq sa kishte mbledhur, ia kishte nisur Prokurorisë së Tiranës, e cila mohonte kategorikisht të kishte marrë një gjë të tillë, e cila me cinizëm ekstrem, si një shpellë mafie, përgjigjej se nuk ka një çështje penale.

Pra, vdes një njeri në kushte thellësisht të dyshimta, dhe prokuroria nuk gjen motiv të nisë hetime. Nuk gjen motiv se ajo merr urdhër të mbyllë gojën.
Jo kryesisht, por as me inicime, as me paditë e familjes.

Nuk ka një konfuzion nga autopsia. Institucionet e specializuara i kthyen mbrapsht inspektorët e Komitetit të Helsinkit me pretendimin se u duhen 30 ditë për të hapur gojën.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit nuk u lejua të hetojë për vdekjen e Enver Sheshit:

Pra, Enver Sheshi dinte shumë të fshehta. Kishte dëgjuar shumë. Veprimet i kishte kryer me garanci të madhe për mbrojtje.
Nuk jam këtu për të bërë nekropolitikë, jo!
Por, në çdo rast, vdekje në rrethana të dyshimta, akti i parë me ligje kombëtare dhe ndërkombëtare, është transparenca e plotë për të gjithë ndodhitë.

Çfarë ndodhi me Enver Sheshin? Bllokim total i një hetimi nga shoqëria civile.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit, i sinjalizuar për dyshimet e forta për vdekjen e Sheshit, dërgoi vëzhguesit e pavarur në institucionet përkatëse.

Vëzhguesit e pavarur, gjetën në çdo institucion që trokitën, bllokim, mashtrim. Ata konstatuan se drejtori i burgut 313 nuk pranoi t’i lejonte ata të njiheshin dhe të merrnin të dhënat më elementare, madje as të këqyrin qelinë ku i ndjeri Enver Sheshi.

Nuk u lejuan të takojnë asnjë gardian, asnjë punonjës të burgut, as ata që vuanin dënimin së bashku me të.
Komiteti i Helsinkit gjeti të njëjtën situatë në Prokurorinë e Tiranës dhe Policinë e Shtetit.

Berisha: OKB, KiE dhe Amnesty International të hetojnë vdekjen e Sheshit:

Pra, këto qëndrime, të cilat zëvendësojnë transparencën e domosdoshme në këto rrethana të vdekjes së një njeriu në duart e shtetit, me bllokimin e kësaj transparence, flasin në favor të tezës, të atij mendimi, se kemi të bëjmë me një akt të mafies. Në vdekjen e Enver Sheshit ka gisht mafia qeveritare e djegësave.

Sot u bëj thirrje Komitetit Antitorture të Këshillit të Europës, Komisionit të Drejtave të Njeriut të OKB, por edhe Amnesty International, të bëjnë gjithçka për të zbardhur vdekjen e këtij qytetari, e cila është vdekja e radhës në vdekjet e shumta në institucionet e vuajtjes së dënimit, ku aplikohen torturat dhe kanë humbur jetën shumë e shumë të burgosur dhe të paraburgosur në duart e këtij shteti mafioz. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY