Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe drogë, në kuadër të operacionit “Lumthi”, i zhvilluar në shkurt 2022.
Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në mbështetje edhe nga FNSH Shkodër, në vijim të kontrolleve të shtuara me qëllim kapjen e personave të shumë kërkuar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Si rezultat, është lokalizuar i strehuar në banesë në Mirditë dhe është vënë në pranga, shtetasi E. Gj., 34 vjeç, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, në shkurt 2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municioneve luftarake”.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Lumthi”, i zhvilluar në shkurt 2022. Gjatë këtij operacioni, në automjetin që drejtonte ky shtetas janë gjetur një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe sasi lënde narkotike kokainë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/