Pritet të hapet nesër procedura për avokatin e popullit, proces të cilin palët politik nuk e përfunduan në fund të vitit të kaluar ndërsa mazhoranca nuk pranoi të merrte në konsideratë kandidaturat e oppzitës pasi kjo e fundit nul votoi për në Kushtetuese gjyqtarin Ardian Dvorani.
Ndërkohë seanca e parë e sesionit të katërt të kësaj legjislature do të ketë hapësirë edhe për ligjin e spiunëve në funksionet publike.
Dy nisma të tjera që janë artikuluar në publik nga qeveria janë amnistia fiskale dhe pasaportat e arta. Të dyja janë kundërshtuar nga organizmat ndërkombëtar, por shumica socialiste shprehet e vendosur për t’u dhënë jetë të dyja iniciativave. Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka tha pak ditë më parë se amnistia do të miratohet ndërsa po vijojnë diskutimet me ndërkombëtarët.
Parlamenti pritet të shqyrtojë edhe ligjin për dekoratat, të kthyer 2 ditë më parë nga presidenti Begaj, gjë që ka habitur shumë njerëz. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/