Berisha: Sot jemi në një revolucion të dytë, të punojmë për fitoren...

Berisha: Sot jemi në një revolucion të dytë, të punojmë për fitoren e Igli Carës

65
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha mori pjesë sot në 32 vjetorin e themelimit të PD në Durrës ndërsa deklaroi se shqiptarët janë në një revolucion të dytë, të punojmë për fitoren e Igli Carës.

Deklarata:

Jemi në një revolucion të dytë. Kemi lirinë dhe idealet tona.
Si misionarë, ne jemi të pamposhtur. Të vetmit që i hyjnë detit në këmbë dhe e kalojnë janë misionarët dhe ne të tillë jemi.
Sot na duhet më shumë se kurrë, të jemi në protestë, të jemi në fushatë, të jemi kudo. Të vazhdojmë betejën tonë për të përmbysur këtë monizëm të urryer të Edi Ramës.
Asgjë nuk na ndalon ne. Sot jemi më të fuqishëm se kurrë.
Ndaj sot ju ftoj që të vazhdojmë këtë betejë të një rëndësie të jashtëzakonshme për kombin dhe vendin.
Të punojmë për fitoren e Igli Carës, për fitoren e Durrësit.
Mbyllini sytë për një moment, çfarë na del përpara, beton dhe vetëm beton, mafie dhe vetëm mafie.
Po kush do fitojë, ajo apo ne? Ne do fitojmë.
Sot e vetmja shpresë jemi ne dhe kjo është gjëja e jashtëzakonshme. Kjo na mbush me frymëzim, na mbush me energji, na shumëfishon forcën për të justifikuar këtë besim të jashtëzakonshëm.
Ndaj të bashkohemi dhe të vazhdojmë betejën tonë. Të bashkohemi me njëri-tjetrin, të bashkohemi me qytetarët.
T’i lëmë ata që kanë vënë veten në dispozicion të Edi Ramës.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY