Thirrje Mark Zuckerberg dhe Elon Musk të ndëshkojnë terrorin dixhital të Ramës

Thirrje Mark Zuckerberg dhe Elon Musk të ndëshkojnë terrorin dixhital të Ramës

55
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tja sot se i nën thirrje Mark Zuckerberg dhe Elon Musk të ndëshkojnë terrorin dixhital të Ramës.

Sikurse tha Berisha, Rama po ushtron terror dixhital mbi administratën me një aplikacion që kontrollon reagimet e tyre.

“Së fundmi, dua të dënoj me forcën më të madhe, terrorin dixhital mbi administratën shqiptare nga Edi Rama dhe qeveria e tij.
Gjatë javës që shkoi është shpërndarë një aplikacion, që do e quaja aplikacioni i terrorit dixhital, funksioni i të cilit është regjistrimi dhe përllogaritja e ‘like-eve’.
Ky përbën një terror psikologjik dixhital.
Ky vendim absurd, primitiv, u mor nga Edi Rama pasi e pa veten të tejkaluar tërësisht nga Berisha në bilancin e botës dixhitale.
Me gjithë blerjen, me gjithë dhjetëra-mijëra euro që ka shpenzuar për të blerë ‘like’ dhe llogari false, kalon në një hap të paimagjinueshëm që të detyrojë punonjësit e administratës të bëjnë ‘like’ dhe t’ua masë këtë me aplikacion”, tha Berisha.

Në vijim ai lajmëroi edhe mundësinë e një gjyqi ndërkombëtar.

“Unë i bëj thirrje Mark Zuckerberg, Elon Musk, të ndëshkojnë këtë praktikë të abuzimit në rrjetet sociale nga një njeri që nuk ka asnjë parim, që terrorizon punonjësit e thjeshtë, dhe të heqin këtë të drejtë derisa të anulojnë këtë aplikacion famëzi të kontrollit të qytetarëve.
PD do konsiderojë në mbrojtje të qytetarëve shqiptarë, edhe një proces ndërkombëtar ndaj Edi Ramës për këtë çështje.
Ky është terror, ky është turp, ky është depersonalizim.

A mundet një mendje e mbrapshtë të shfrytëzojë më shumë rrjetet dixhitale? Kur nuk e duan, nuk e duan. Arrogant, hajdut, njeri që është bërë simbol i vjedhjes. Si mund ta duan njerëzit atë.
Tani shpik aplikacionin, nëse nuk më bën ‘like’, ikën nga puna. Absolutisht. Mos vidh, ky është i gjithë ilaçi.
Çdo shqiptar e ka marrë vesh se ky vjedh, se është hajdut kongjenital, i papërmbajtur”, tha Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY