Punonjësja e Tatimeve u ngacmua seksualisht, institucionet nuk reaguan

Punonjësja e Tatimeve u ngacmua seksualisht, institucionet nuk reaguan

37
0
Shares

Një punonjëse e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve u ngacmua seksualisht në vendin e punës. Institucionet nuk kanë reaguar dhe kjo tregon korrupsion moral dhe shpirtëror i administratës së Ramës, deklaron anëtarja e departamentit të çështjeve sociale, Orinda Malltezi.

Deklaratë e Orinda Malltezi:

Administratës së Edi Ramës nuk i mjafton korrupsioni financiar pa i shtuar edhe atë erotik. Një punonjëse e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve është ngacmuar seksualisht në vendin e punës, sipas video-dëshmisë së transemtuar nga emisioni “Stop”.

Partia Demokratike dënon fillimisht aktin e padenjë ndaj një zonje, dhe së dyti reagimin, më saktë mosreagimin, institucional ndaj këtij akti, duke i cilësuar të dyja tregues të korrupsionit moral dhe shpirtëror të kësaj administrate, të cilën asnjë skandal nuk e ndal dhe asnjë kod nuk e përmban.

Sipas videos, ngacmimi seksual vazhdonte prej kohësh, dhe shprehej fizikisht, verbalisht dhe joverbalisht. Në kushtet e mungesës së politikave të qarta për ngacmimin seksual në vendin e punës, punonjësja ishte munduar ta zgjidhte situatën në mënyrë të heshtur, dhe pasi ka konstatuar që nuk ka pasur asnjë ndryshim, është ankuar në nivel administrativ dhe më pas penal. Situata e ngacmimit ka vazhduar në kushtet e mosreagimit të frikshëm të institucioneve, gjë që krijon një precedent që vë në rrezik të gjitha gratë dhe vajzat në administratën publike.

Të gjitha institucionet e vëna në dijeni nuk kanë reaguar pas marrjes së ankimimit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Ministria e Financave dhe Prokuroria e Tiranës, nuk kanë marrë asnjë hap për ta verifikuar situatën dhe për ta adresuar atë. Zonja është lënë vetëm dhe viktimë e një ngacmim seksual për 3 vjet, me gjithë barrën psikologjike që kjo sjell.

Institucionet që duhej të kishin reaguar menjëherë sapo janë vënë në dijeni janë: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, drejtuesi i të cilës ka përgjegjësinë kryesore për lejimin e kësaj situate, Ministria e Financës si institucion epror, Departamenti i Administratës Publike, që ka përgjegjësinë e kodifikimit të politikave kundër ngacmimit seksual në vendin e punës dhe monitorimin e zbatimit të tyre.
Si vajze dhe si motër, unë jam me zonjën e dhunuar psikologjikisht, dhe si shqiptare u them kodoshëve të qeverise se, edhe në kodet e lashta të traditave tona gruaja është e paprekshme.

Në emër të Partisë Demokratike, qeverisë që stolis banakun me gra, por i dhunon dhe ngacmon pas perdes, i them t’i japë fund propagandës me borat e vitrinës dhe t’i trajtojë zonjat e Shqipërisë me respekt.
Partia Demokratike i ofron të gjithë mbështetjen morale dhe ligjore punonjëses së administrates, për të vazhduar procedurat gjyqësore ndaj autorit dhe të gjithë zinxhirit të abuzueve.

I kërkojmë Prokurorisë së Tiranës, fillimin e menjëhershëm të hetimit.
Ju bëjmë thirrje të gjitha grave dhe vajzave, në administratën publike dhe kudo, që të denoncojnë cdo lloj veprimi të ngacmimit seksual në vendin e punës, si dhe i kërkojmë urgjentisht Departamentit të Administratës Publike të kërkojë zbatimin dhe respektimin e Konventës së ngacmimit seksual që ka miratuar Kuvendi.

Ky është rasti për një #metoo shqiptare.
Ky është rasti për tu dalë zot zonjave, nënave, grave që mbajnë në këmbë, jo vetëm shtëpitë tona, por edhe Shqipërinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY