Deputeti i PD, Ervin Salianji është në përpjekje e sipër të realizojë shkarkimin e Alibeajt nga drejtimi i grupit parlamentar.
Salianji ka që në muajin dhjetor që mbledh mbështetje ndërsa arriti të sigurojë 21 firma deputetësh brenda dy grupeve të demokratëve.
Pas përjashtimit që Alibeaj i bëri katër deputetëve, Tritan Shehu, Belind Këlliçi, Oerd Bylykbashi dhe Agon Shehaj, Salianji rinisi bisedimet për të marrë mbështetjen e një deputeti të vetëm që i nevojitet për ta shkarkuar Alibeajn.
Grupi parlamentar i PD-së numëron 35 deputetë dhe për të siguruar drejtimin e tij Salianjit i nevojiten 18 firma. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/