Ekonomia shqiptare nuk njeh rritje, po pastrohen paratë e pista në sektorin...

Ekonomia shqiptare nuk njeh rritje, po pastrohen paratë e pista në sektorin e ndërtimit

29
0
Shares

Çmimet janë të larta për konsumatorët ndërsa ekonomia shqiptare nuk njeh rritje, po pastrohen paratë e pista në sektorin e ndërtimit, deklaroi sot anëtari i Këshillit Kombëtar, Dorian Teliti.

Argumentat:

Çmimet e banesave në Shqipëri për 3-mujorin e tretë të 2022 janë rritur me rreth 2,5 herë më shumë se në shtetet e Eurozonës.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, indeksi i çmimeve të apartamenteve në kete 3-mujor të vitit ishte 17,6% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021. Çmimet e banesave gjatë vitit 2022 janë rritur me ritme tre herë më të larta se mesatarja historike.

Për krahasim duke përdorur të dhënat e Eurostat, çmimet e apartamenteve, të matura nga Indeksi i çmimeve të Banesave, në 3-mujorin e tretë të 2022, u rritën me 6,8% në vendet e eurozonës dhe me 7,4% në vendet e BE, krahasuar me të njëjtin 3-mujor të një viti më parë.

Po pse rriten çmimet, në një kohë kur ekonomia shqiptare nuk njeh rritje dhe emigracioni drejt vendeve të tjera është në shifra rekord?

Ka të bëjë me efektin e futjes në vend të parave të pista dhe pastrimit të tyre në sektorin e ndërtimit
Paratë futen në dy mënyra, se pari nëpërmjet investitorëve, të cilët i mbajnë çmimet  e larta pasi nuk kanë nevoja akute për cash, sepse ndërtojnë me para jo legale.

Dhe së dyti, nga nje pjese e blerësve, të cilet duke qenë se kanë para të siguruara në rrugë joligjore kanë mundësi të paguajnë çfarëdo çmimi.

Kjo i mban cmimet e larta për konsumatorët e zakonshëm shqiptarë dhe ciftet e reja, të cilëve po u bëhet thuajse e pamundur blerja e një shtëpie në kryeqytet.

Ky shtrenjtim, sipas ekspertëve, do të vazhdojë edhe më tej, nëse ndodh amnistia fiskale dhe dhënia e pasaporave të arta, dy nisma të qeverisë Rama të cilat BE i ka kundërshtuar me forcë.

Me injektimin në ekonomi të një kanali të ri financiar, deri dje të fjetur, çmimet e apartamenteve në Tiranë do të shtrenjtohen sërish.

Kjo është, nëpermjet shifave dhe fakteve, se si qeveria e Edi Ramës ua bën të pamundur shqiptarëve të ndershëm jetën dhe strehën në vendin e tyre.

Kjo është arsyeja se pse shqiptarët ikin.
Kjo është arsyeja se pse duhet të ngrihemi dhe t’i dalim zot Shqipërisë, t’ua kthejmë atë shqiptarëve. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY