Socialistët bllokojnë hetimin e parlamentit për fluturimet me charter të Ramës

Socialistët bllokojnë hetimin e parlamentit për fluturimet me charter të Ramës

35
0
Shares
Kryeministri Edi Rama, Drejtori i zyres se komunikimit ne Kryeministri, Endri Fuga dhe deputeti i PS, Eduard Shalsi, duke dale nga nje mbledhje te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, PS, e cila eshte mbledhur per zgjedhjet e reja ne parti dhe per rinovimin e strukturave dhe anetaresimeve te reja. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, Director of communications in the Prime Minister's office, Endri Fuga and lawmaker, Eduard Shalsi, during a meeting of the National Assembly of the Socialist Party.

Socialistët rrëzuan të enjten në Konferencën e Kryetarëve një kërkesë të deputetëve të opozitës për hetim parlamentar lidhur me shpenzimet e udhëtimeve me avion çarter të kryeministrit Edi Rama, si dhe paralajmëruan ndryshime ligjore për ngritjen e komisioneve hetimore.

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla i cilësoi kërkesat e opozitës “të pakufijshme”, por shtoi se mazhoranca po planifikonte të bënte ndryshime urgjente në ligjin për komisionet hetimore parlamentare si pasojë e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese

“E vërteta është që kërkesat e opozitës janë të pakufijshme në të drejtën e tyre për të propozuar, por kjo nuk do të thotë që edhe ne nuk kemi të drejtë t’i shqyrtojmë,” tha Balla.

Sipas Ballës, në Konferencën e Kryetarëve pati dakordësi që Kuvendi të adresojë “në mënyrë urgjente dhe të menjëhershme” vendimet e Gjykatës Kushtetuese, që kanë lidhje me ligjin për organizimin e komisioneve hetimore.

Por përfaqësuesit e opozitës duket se kanë pritshmëri të ndryshme nga mazhoranca për ndryshimet e pritshme ligjore. Deputetja Jorida Tabaku e cilësoi mohim të një drejtë ligjore të deputetëve për hetim parlamentar, vendimin e Konferencës së Kryetarëve.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i jep të drejtë opozitës që të ngrejë një komision dhe gjendet dakordësia vetëm për objektin e punës së komisionit hetimor,” tha Tabaku.

Tabaku gjithashtu pranoi se ligji ka nevojë për ndryshime dhe shtoi se PD ka depozituar propozimet e saj më herët ne Kuvend.

Kërkesa e firmosur nga 35 deputetët e PD-së kishte si objekt hetimor “verifikimin e ligjshmërisë së shpenzimeve të udhëtimeve jashtë shtetit të kryeministrit Edi Rama nga data 10 shtator 2013 deri në 31 tetor 2022”.

Duke marrë shkas nga publikimi i të dhënave për 137 udhëtime me çarter të kryeministrit në këtë hark kohor, PD hedh dyshime për keqpërdorim të parave publike dhe mungesë transparence nga ana e qeverisë për shpenzimet e kryera.

Në kërkesë ishin ngritur disa pyetje mbi përdorimin e avionit “Ismaili” të kompanisë Air Albania për udhëtimet e kryeministrit, duke kërkuar transparencë të faturave dhe akteve zyrtare që lidhen me këtë çështje.

Gjatë sesionit të shkuar, socialistët refuzuan disa herë kërkesën për hetimin e ligjit për investimet strategjike dhe një tjetër kërkesë për çështjen e arbitrazhit të qeverisë me biznesmenin italian, Francesco Becchetti. Të dyja vendimet u ankimuan në Gjykatën Kushtetuese, ku edhe u rrëzuan.

Në rastin “Beccheti”, gjykata vlerësoi se kërkesa nuk  plotësonte standardet kushtetuese për ngritjen e një komisioni hetimor, ndërsa kërkesën tjetër nuk e futi në shqyrtim në seancë pasi nuk ishte formalisht në rregull. reporter.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY