Bashkia e “lavatriçes” nuk ka publikuar ende në Buletinin e Njoftimeve Publike të Agjencisë së Prokurimit Publik anulimin e tenderit në “Rrugës Xhon Belushi”. Ja ku e ka provën SPAK, ta hetojë vjedhjen, deklaroi sot shefi i organizimit të PD, Klevis Balliu.
Deklarata:
Partia Demokratike ka depozituar dje në SPAK kallëzimin kundër Erion Veliajt, i cili u kap në flagrancë nga kandidati i opozitës Belind Këlliçi, në tentativën e vjedhjes së 471 milionë lekëve.
Erion Veliaj u tërhoq pasi u kap me presh në dorë, por është detyra e SPAK të hetojë për këtë rast, e të tjera të ngjashme, në arsenalin e paanë korruptiv të lavatriçes së dytë më të madhe të parave të pista në Shqipëri.
Për dijeni të publikut, në Buletinin e Njoftimeve Publike të Agjencisë së Prokurimit Publik, nr. 179, date 30.12.2022, Bashkia Tiranë ka shpallur njoftimin se në datë 19 janar 2023, ora 10:00, do të zhvillojë tenderin për mbikqyrjen e punimeve për objektin: Ndërtim i “Rrugës Xhon Belushi” dhe degëzimi i saj “Rruga Thoma Filipeu”, me afat 5 muaj kalendarikë.
Pra, lavatriçja gënjeu kur tha publikisht se ka mbi 1 javë që e ka anuluar tenderin e zbatimit, ndërkohë që ky anulim është bërë vetëm kur kandidati rival i tij, Belind Kelliçi, bëri publik faktin që ky tender ishte fiktiv.
Në kundërshtim me Ligjin e Prokurimeve Publike, njoftimi i anulimit të tenderit të zbatimit të “Rrugës Xhon Belushi”, nuk është publikuar ende në Buletinin e Njoftimeve Publike të APP.
Një provë dhe fakt tjetër që provon fiktivitetin është se Bashkia e “lavatriçes”, akoma nuk ka anulluar tenderin e mbikqyrjes se punimeve te kesaj rruge.
Nëse është bërë anulimi i zbatimit të punimeve, sikurse pretendon “lavatriçja”, përpara më shume se një jave, si ka mundësi që vazhdon edhe sot të jetë në fuqi tenderi i supervizimit?
Përse nuk janë publikuar anulimet respektive, si për zbatimin ashtu edhe mbikqyrjen e punimeve të rruges Xhon Belushi, në Buletinin e Njoftimeve Publike te APP-se?
Ja ku e ka provën SPAK: mjafton t’i dërgojë një kërkesë për konfirmim Agjencisë së Prokurimit Publik duke e pyetur se në çfarë date është bërë anulimi i tenderit të mësipërm.
Faktet e mësipërme vërtetojnë vjedhjen që i ngeli në dorë “lavatriçes” së Bashkisë dhe rrenat që na tregoi më pas.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/