Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka komentuar vendimin e papritur të Alibeajt për përjashtimin e 4 deputetëve të PD.
Në një reagim për emisionin e Erla Mëhillit, Gjekmarkaj nuk pozicionohet por mban një qëndrim sikur është jashtë PD, dicka si as po, as jo, as ndoshta.
Komenti i Alibeajt:
“Prej muajsh nuk kuptoj më asgjë! Njerëzore është të mos kuptosh. Më mungojnë të gjitha instrumentet racional të përkufizimit për këtë mot politik. Kam marrë një vendim të brendshëm që mbase duhet ta formalizoj dhe së jashtmi që të shpjegoj vetëm veprimet e mia dhe jo të të tjerëve me fjalë ose me heshtje. Prej kohësh irracionalja, egoja, intrigat, egërsia vërshojnë nga të gjitha anët.
Sadoma dhe Gomorra më shfaqen para syve në të gjithë lugubritetin e vet. Tek ‘Iliada’, lapidar është një varg: Pse vraponi për të vdekur o të mjerë?
Secili duhet ta lexojë, vlen për të gjithë ata që e duan jetën”, theksoi Gjekmarkaj. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/