“SPAK ka nisur hetimet për përgjimet e Ndraghetës ku del emri i...

“SPAK ka nisur hetimet për përgjimet e Ndraghetës ku del emri i Veliajt”

47
0
Shares

Kandidati i PD për Tiranën, Belind Këlliçi tha sonte se ka nisur hetimi nga SPAK për përgjimet e Ndraghetës ku del edhe emri i Erion Veliajt.

“Dua të jem shumë i kujdesshëm tani, pasi dua t’ju flas kur të kem dokumentin. Por, ka një çështje për një hetim që ka nisur nga SPAK-u, 2-3 ditë para se zoti Kraja të largohej, në lidhje me përgjimet e Ndragheta, ku përfshihet Erjon Veliaj”, tha Këlliçi në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN.

Në vijim të intervistës Këlliçi tha se Enkelejd Alibeaj nuk do të jetë më kreu i grupit parlamentar demokrat.

“Unë dhe Salianji nuk kemi qenë miqtë më të mirë me njëri-tjetrin, por kemi vazhduar rrugën tonë në PD dhe për hir të bashkimit të demokratëve, kam votuar për zotin Salianji si kreun e ri të grupit parlamentar. Unë betejën politike e kam vetëm me Edi Ramën dhe Erjon Veliajn, jo me Enkelejd Alibeajn. Jam i sigurt se Alibeaj nuk do të jetë më kreu i grupit parlamentar demokrat”, deklaroi Këlliçi.

Besoj se do ta zëvendësojë zoti Salianji, por e rëndësishme është që deputetët të zgjedhin kë të duan. Kushdo që bën 50%+1 të votave, le të bëhet. 27 deputetëve i takon që ta zgjedhin”, shtoi Këlliçi. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY