Rinia e Partive Popullore në Shkodër, mbështetje për integrimin

Rinia e Partive Popullore në Shkodër, mbështetje për integrimin

25
0
Shares

“Sidat e rinisë shqiptare në proçesin e integrimit në Bashkimin Evropian” ishte tema e bashkëbisedimit që forumi rinor i Partisë Demokratike Shkodër organizoi me të rinjtë e këtij qyteti. E ftuar krah kryebashkiakut Bardh Spahia për të bashkëbiseduar në këtë takim ishte eurodeputetja Lídia Pereira, njëherësh presidente e Rinisë së Partisë Popullore Evropiane, si dhe kryetari i FRPD Besart Xhaferri.

Kryebashiaku Bardh Spahia u ndal tek problematikat që përballen sot të rinjtë që nisin nga arsimimi, punësimi, siguria publike etj, që po i detyrojnë për fat të keq të braktisin vendin.

Spahia e sheh me nota shqetësuese edhe klimën e biznesit për të huaj, që po mbyll Shqipërinë në një guackë, ku mundësitë sa vijnë dhe zvoglohen.

Besart Xhaferri, kryetar i FRPD:
Deputetja evropiane Perreira duke i dhënë mbështetje zotit Spahia në garën për zgjedhjet vendore të 14 Majit, preku problematikat që i parashtruan të rinjtë, duke ju kërkuar ta gjejnë zgjidhjen në atdhe. Angazhimi i të rinjve në politikë dhe vendimarrje është çelësi kyç sipas saj për të ndryshuar realitetin.
Lídia Pereira, deputete e parlamentit evropian.

Në mbyllje të takimit, në cilësinë e presidentes së Rinisë të Partisë Popullore Evropiane, Perreira garantoi të rinjtë shkodran se cdo nisëm e propozuar prej tyre do të gjejë mbështetje në politikën evropiane. Më herët ajo u takua me kryebashkiakun Spahia ku foli për procesin e integrimit dhe rolin që luan pushteti vendor, duke e përgëzuar për angazhimin e dëshmuar prej tij. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY