Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha sot në konferencë me gazetarët se në sistemet e paraburgimit ka një mbipopullim, por theksoi se kjo është mënyra se si funksionon sistemi ynë i drejtësisë.
“Sa i përket paraburgimi ne kemi mbipopullim, Pse e kemi. Ka shumë faktorë, që ne marrin në analizë. por lidhet dhe me veprimtarinë e sistemit. Në të gjitha rekomandimet tona, ne kemi pjesë të rekomandimeve që prokuroria dhe sistemi i drejtësisë të aplikojnë alternativat e dënimit. A e kemi shumë shqetësim? Po e kemi shqetësim”, tha ministri.
Ai tha se do t’i propozojnë Kuvendit një amnisti penale për këtë vit.
“Amnistia penale për të ulur mbipopullimin në burgje, po, është një alternativë. Për vitin 2023, nuk e them saktësisht kohën, në objektivat tona është ti propozojmë Kuvendit miratimin enjë amnistie fika, E shohim si mekanizëm në uljen e mbipopullimit në sistemin e burgjeve”, tha ai. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/