Vedimi i Alibeajt ka ardhur në një kohë kur pjesa më e madhe e grupit parlamentar kanë mbledhur firmat për shkarkimin e tij si kryetar grupi dhe zgjedhjen e Ervin Salianjit, shkruajnë mediat online duke mbetur dilema se në fakt kush po drejton grupin e PD te pjesa e Alibeajt.
Po kështu mësohet se mes nënshkruesve nuk janë as kreu i PD-së Sali Berisha dhe as deputetët e përjashtuar më parë nga grupi.
Alibeaj ka njoftuar largimin e 4 deputetëve të PD, pasi ka mësuar për vendimin e deputetëve të tjerë.
Ai kërkon të bëjë të mundur prishjen e numrave që do të sillnin largimin e tij. Fakt është se shumica e grupit të PD e ka shkarkuar dhe emëruar Salianjin dhe pa firmosur 4 deputetë të përjashtuar dhe pa firmën e Sali Berishës.
Pasi nga 40 anëtarë që ka grupi parlamentar ishin mbledhur 21 nënshkrimet e nevojshme të deputetëve të PD. Sipas njoftimit, vendimi i Alibeajt erdhi pasi ka përfunduar afati, edhe ky i deklaruar sot, 1-vjeçar për distancimin publik nga aktet e dhunës në PD më 8 janar të vitit të shkuar.
“Sot, më datë 10.01.2023, ka përfunduar afati 1-vjeçar për distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike të deputetëve të pezulluar Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj. Në mungesë të aktit të distancimit, sipas vendimit nr.1 dhe nr. 1/1, datë 10.01.2022 të Kryesisë së Partisë dhe konfirmimit të Këshillit Kombëtar dhe Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 15.01.2022, nga sot hyn në fuqi masa e largimit zyrtarisht të tyre nga Grupi Parlamentar. Për këtë qëllim, është njoftuar zyrtarisht Kuvendi i Shqipërisë që deputetët Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj nuk janë më pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga data 11.01.2023”, deklaron Alibeaj përmes vendimit.
Nuk besohet se PS përmes Lindita Nikollës do të përfshihet në zhvillimet brenda grupit parlamentar rë PD. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/