Deputeti i PD, Petrit Doda konvertohet në i pavarur

Deputeti i PD, Petrit Doda konvertohet në i pavarur

38
0
Shares

Deputeti më i ri në Kuvend, Petrit Doda do të regjistrohet në grupin parlamentar të PD-së si deputet i pavarur ndërsa deklaron se do mbetet deputet i opozitës dhe nuk pranon të bëhet vegël në duart e kryeministrit Edi Rama.

“Unë shkova në Parlament si deputet i opozitës, demokratët më kanë mbështetur. Ngelem deputet i opozitës, por nuk jam as vegël e Edi Ramës dhe as nuk dua të prish balancat brenda grupeve. Ato duhet të bashkohen dhe të çojmë demokratët në pushtet. Krerët i kanë punët e tyre në terezi. Ndërsa demokratët janë në rrugë të madhe, janë pa punë, pa pensione. Unë nuk dua të prish balancat”, tha Doda.

Deputeti Doda theksoi se nuk bën pjesë  në grupin parlamentar të Alibeajt, por shtoi se demokratët duhet të bashkohen në betejën e tyre të përbashkët, që sipas tij është rrëzimi sa më parë i kryeministrit Edi  Rama.

“Unë u futa në listën e kandidatëve me siglën e Legalitetit dhe vendimin e kam konsultuar edhe me Princ Lekën dhe deputetët më të vjetër. Vendimin tim ia kam komunikuar edhe Flamur Nokës. Ai ka për qëllim të bëjë riformatim. Unë nuk jam me grupin e Alibeajt, është keqinterpretuar. I kam kolegë dhe i respektoj. Unë u kam thënë “pajtohuni me demokratët të rrezojmë regjimin e Edi Ramës”, shtoi gjatë një interviste me Fax News. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY