Përjashtoi edhe kundërshtarin e Veliaajt, çfarë thotë Belind Këlliçi për vendimin e...

Përjashtoi edhe kundërshtarin e Veliaajt, çfarë thotë Belind Këlliçi për vendimin e Alibeajt

26
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i përjashtuar nga grupi i PD nga Enkelejd Alibeaj e cilësoi qesharak vendimin e fundit për të dhe 3 deputetë të tjerë demokratë.

Në një intervistë për emisionin Now në Euronews Albania, Këlliçi u shpreh se ndihet i keqardhur deri në dhimbje për atë që ndodh me një pjesë të PD, ndërsa e cilëson vendimin e fundit meskinitet.

“Më vjen keq deri në dhimbje se ku ka përfunduar niveli i meskinitetit të një pjese që vetëm logjikës s’i thërret. Më vjen çudi si në kulmin e debatit për denoncimin që i bëmë Veliaj gjen kohë Alibeaj për të më përjashtuar nga grupi parlamentar. Megjithatë unë jam i përqendruar një fushatën për Tiranën”, tha Këlliçi. euronews.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY