Eksperti: Satelitët i paguajmë kot, ato shërbime i kishim, bile një pjesë...

Eksperti: Satelitët i paguajmë kot, ato shërbime i kishim, bile një pjesë falas

83
0
Shares

Eksperti i IT, Besmir Semanaj në një lidhje skype me ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur me satelitët për të cilët u shpreh se Shqipëria nuk zotëron asgjë, përveçse ka marrë me qera dy emra.

Ai tha se Shqipëria i ka pasur të mundura shërbimet që ofrojnë satelitët dhe sipas tij nëse do ishte më mirë që ato 6 mln euro të investoheshin diku tjetër dhe jo për dy emra.

Shteti shqiptar, Shqipëria nuk zotëron asnjë satelit, nuk ka ngritur satelit, thjeshtë ka marrë me qera dy emra. Sa i përket shërbimit të satelitëve ajo që ne vuajmë është që kemi mungesë transparence. Ato do përdoren për luftën e kanabisit, ndërtimet pa leje dhe disa fusha të tjera, shërbime që në fakt Shqipëria fatmirësisht i ka mbuluar me drone, foto nga ajri. Shqipëria bën pjesë te emergjencat civile evropiane dhe dy satelitë nuk janë të mjaftueshëm. Dhe nëse hapin kontratën thuhet që shtetit shqiptar nëse i nevojiten më shumë pamje, do paguajë. Po të kërkosh një foto të gjithë territorit të Shqipërisë kushton 84 mijë euro në muaj, 1 mln euro në vit. Dhe nëse kërkojmë video është 17.25 euro për km2.

Më tej ai shtoi se të gjitha shërbimet që mendohet se po ofrohen nga satelitët, ne i kemi pasur dhe se ato shërbime kanë qenë pjesa më e madhe pa pagesë.

Pra këtu kemi një fushatë marketingu, sikur Shqipëria u bë një superfuqi hapësinore.  Është thjesht një flluskë sapuni. Nëse s’kemi arritur të numërojmë 25 katet nga toka të pallateve, nuk mendoj se ndo na bëjë një punë më të madhe sateliti. Pjesa e krimit mund të ndqiqet më mirë me dron sesa me satelit, ne këto shërbime që ofrojnë satelitët i kemi pasur. Ato 6 mln euro do ishte më mirë të ishin hedhur te universiteti Tiranës sesa 6 mln euro për dy emra. mcntv

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY