Bien në pranga 2 shitës të dozave të kanabisit në Elbasan

Bien në pranga 2 shitës të dozave të kanabisit në Elbasan

27
0
Shares

U kapën në flagrancë me 83 doza kanabisi, gati për shitje, vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale, të DVP Elbasan, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rrugica”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

S. H., 22 vjeç dhe G. P., 23 vjeç, banues në Elbasan.

Shërbimet e Policisë i kanë kapur në flagrancë këta shtetas, në lagjen “5 Maji”, me 83 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të paketuara me qese farmaceutike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 aparate celulare.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë shpërndarë lëndë narkotike në zona të ndryshme të qytetit të Elbasanit.

Materiale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY