Albana Vokshi për Veliajn: Vesi del me shpirtin!! Edhe mashtrues, edhe injorant!

Albana Vokshi për Veliajn: Vesi del me shpirtin!! Edhe mashtrues, edhe injorant!

36
0
Shares

Deputetja Albana Vokshi përgënjeshtroi sot deklaratën e Erion Veliajt se ky i fundit ka fituar gjyqin me Vokshin për shpifje dhe me paratë e zyre ka blerë kompjutera.

“Vesi del me shpirtin!! Edhe mashtrues, edhe injorant”.

Në të dyja rastet është e rëndë kur bëhet fjalë për një zyrtar të lartë publik”, shkruan Vokshi.

Postimi;

Erion Veliaj sot ka thënë që me paratë e gjyqit që ka fituar ndaj meje ka blerë dhjetëra kompjutera për shkollat e Tiranës.

Ky është #mashtrim! Cështja e padisë së Erjon Veliajt ndaj meje (për denoncimet që kam bërë për vjedhjen e të dhënave personale nga ana e Bashkisë Tiranë) është në apel, pra është cështje ende në shqyrtim.

Erjon Veliaj ka detyrimin sot, të tregojë burimin dhe faturat e blerjes së atyre dhjetëra kompjuterave që pretendon që i ka blerë me paratë që i ka marrë prej meje.

Erion Veliaj, duke sulmuar personalisht përfaqësuesit e opozitës nuk i shmangesh dot abuzimit me fondet publike, për të cilat, herët a vonë, do të duhet të shkosh në  burg. m.l

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY