Kryeministri Edi Rama ka postuar këtë pasdite në lidhje me vjedhjen e qindra mijë eurove në shtëpinë e një zyrtareje të kryeministrisë që ishte shefe kabineti e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.
Postimi i Kryeministrit ngjan edhe si leje e tij për të vijuar ‘përndjekjen’ nga SPAK për Ahmetajn.
”Unë uroj vetëm që t’u shkohet sa më shumë deri në fund historive të ulëta me para të pista dhe forca e ligjit të mos ndalojë përpara askujt, kur faktet provojnë se është shkelur ligji për përfitime të paligjshme, nga kushdoqoftë”, shkruan Rama.
Sot mediat kanë pasur në qendër ish drejtoren e kabinetit të Arben Ahmetajt, Alda Klosit në shtëpinë e së cilës u vodhën 120 mijë euro sipas saj dhe 500 mijë euro sipas sanitares që bëri vjedhjen. a.b
Unë uroj vetëm që t’u shkohet sa më shumë deri në fund historive të ulëta me para të pista dhe forca e ligjit të mos ndalojë përpara askujt, kur faktet provojnë se është shkelur ligji për përfitime të paligjshme, nga kushdoqoftë.
— Edi Rama (@ediramaal) January 9, 2023
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/