Veliaj justifikohet pas skandalit, thotë se anuloi tenderin për rrugën “Xhon Belushi”

Veliaj justifikohet pas skandalit, thotë se anuloi tenderin për rrugën “Xhon Belushi”

32
0
Shares

E kemi mbyllur garën, e kemi anuluar tenderin për rrugën, tha sot Erion Veliaj, kryetari i bashkisë pasi nisi ndërtimin e rrugës ‘Xhon Belushi’.

Veliaj tha se rruga po ndërtohet nga bashkia gjatë një interviste-monolog në news24.

Kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi publikoi skandalin ku kompania kishte filluar punimet e rrugës para se të bëhej tenderi.

Kjo eshte shkelje e rëndë ligjore dhe korrupsion ndërkohë që cakton fituesin e tenderit para se të zhvillojë tenderin.

Ndërkohë përdorimi i brigadave të bashkisë për të bërë punët e tenderuara është një gjë e njohur tashmë.

Cili ishte skandali:

Çfarë ka ndodhur që t’ua bëjmë më të qartë qytetarëve të Tiranës?

Ky është një njoftim nga Bashkia Tiranë, publikuar në datën 19 dhjetor për ounimet në segmentin rrugor, për ndërtimin e rrugës Xhon Belushi dhe degëzimin e saj rruga Thoma Filipeu. Fondi limit është 471 milionë lek të taksave të qyetarëve shqiptarë. Kohëzgjatja e kontratës është 5 muaj, por afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave është data 9 janar. Më tej shpallja e fituesit është 22 janar. Që ta bëjmë edhe më konkrete, punimet kanë filluar 10 ditë para afatit të dorëzimit të dokumentave, dhe 22 ditë para afatit të shpalljes së fituesit të kontratës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY