Ministrja Olta Xhaçka e urdheruar nga Rama per te diskredituar dhe kercenuar ambasadoren amerikane Yuri Kim, i gjen rol protagonisti Berishes ne gjellen e nje dashurie te ftohur ne te cilen kryetari i PD te vetmin protagonizem ka denoncimin, thuhet në një deklaratë për mediat nga zëdhënësja e PD, Floriana Garo.
Deklarata e PD:
Ndrikull Olta e investimeve strategjike ne punet e brendshme dhe Miss Xhaçka e puneve te jashtme jane bere bashke dje ne nje konference per shtyp, qe ne formulim i ngjante Bukres se Portokallise.
E pyetur mbi ‘shkarkimin’ online qe i beri Ministria e saj Ambasadores Amerikane, deri dje kanakare darkash te qeverise me te korruptuar te Europes, Xhacka luajti budallain qe mendonte te bente budalla median dhe publikun.
Ajo here thoshte se ashtu e do puna, here se nuk eshte puna ashtu apo se nuk eshte puna aty.
Kur lodhej nga arsyetimet pa arsye i kthehej frazes se dashur te Rilindjes: fajin e ka Saliu.
Olta nuk do e kishte ‘shkarkuar’ Yurin, por e beri nga frika se mos kryetari i opozites e bente para shefit te saj.
Pra ishte perpjekje per ta shpetuar nga turperimi dhe eshte me mire kur te turperon i joti.
E urdheruar nga Rama per te diskredituar dhe kercenuar ambasadoren, ministrja strategjike i gjen nje rol protagonisti Berishes ne gjellen e nje dashurie te ftohur ne te cilen kryetari i PD te vetmin protagonizem ka denoncimin qe heret te saj, si nje akt kunder interesit publik.
Renia nga sevdaja e Rames me Kim dhe Kimit me shpuren e Rames, nuk eshte problem i Berishes dhe opozites, por vetem parashikim i tyre.
Ashtu si denoncimi i kahershem per avione droge qe socialistet i quanin mushkonja dhe ambasadoret i jipnin flete lavdrimi qeverise per sukseset ne luften kunder droges , edhe evidentimi i dhe denoncimi i korrupsionit te natyrave te ndryshme mes qeverise dhe guvernatores nga Berisha e prodhoi krismen e vet ne kohe. Ne veçanti denoncimi i perdorimit me sukses te ketij korrupsioni per te mashtruar qeverine e saj dhe ndeshkuar luften kunder korrupsioni ne Shqiperi dhe ndihmuar qeverine me te korruptuar te kontinentit.
Ne keto ka gisht Sali Berisha, por jo tek statusi i ministres se jashtme qe ishte fundi i kronikes se nje dashurie te paralajmeruar.
Ne gjuhen e Ambasadores
GONE WRONG!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/