Edmond Papa u hetua edhe për pastrim parash

Edmond Papa u hetua edhe për pastrim parash

73
0
Shares

Edmond Papa, biznesmeni që mbeti i vrarë në një atentat më 17 dhjetor ka qenë nën hetim për pastrim parash, nga prokuroria e Fierit, një hetim që u ndalua pas 4 vitesh.

Ndërsa nga verifikimet e kryera në databazën greke figuron me  rekorde kriminale, për veprat penale “Zhvatje” në vitin 1996, Drogë në vitin 1997 dhe Mashtrim në vitin 2013. Ky shtetas ka qenë i burgosur në 2013 dhe është dëbuar nga territori grek deri më 26.01.2017.

Nga akti i ekspertimit kontabël në llogaritë e Papës i datës 26.02.2016, ka rezultuar se: ka vetëm transaksione marrëse nga Ak Invest në shumën 6000 euro. Të ardhura të tjera të deklaruara nuk ka. Që nga viti 2005 ka bërë derdhje në shuma të konsiderueshme në bankë në dollarë në shumën 61.000 $, me përshkrim vetëm derdhje kesh. Gjatë viteve ka bërë dhe derdhje të tjera në shuma dhe monedha të ndryshme si: në vitin 2009-2013, ka derdhur dhe më pas ka tërhequr në BKT shumen prej 2.742.716 lekëve.

Në vitet në vitin 2009-2013, ka derdhur dhe më pas ka tërhequr në BKT shumen prej 12.500 eurove. Në vitin 2010 ka derdhur në bankën Credit Agrikole shumën prej 4.400.000 lekëve dhe po këtë vit ka tërhequr shumën prej 4.431.465 lekëve. Në vitet 2005-2008 ka derdhur në Intesa Sapaolo Bank shumën prej 61.000 USD dhe po në këto vite ka tërhequr të njëjtën shumë. Në vitet 2005-2008 ka derdhur në Intesa Sapaolo Bank shumën prej 500 GPB dhe po në këto vit ka tërhequr të njëjtën shumë. Në vitet 2008-2015 ka derdhur në Intesa Sapaolo Bank shumën prej 8.185 euro dhe po në këto vite ka tërhequr shumën prej 7.850 euro. Në vitet 2005-2009 ka derdhur në Intesa Sanpaolo Bank shumën prej 93.777 euro dhe po në këto vite ka tërhequr të njëjtën shumë. Në vitet 2010-2015 ka derdhur në Societe General Bank shumën prej 22.900 euro dhe po në këto vite ka tërhequr shumën prej 22.869 eurove. Në vitet 2010-2015 ka derdhur në Societe General bank shumën prej 5.88.098 lekëve dhe po në këto vite ka tërhequr të njëjtën shumë. Në vitet 2011-2015 ka marrë kredi pranë Societe General Bank shumën prej 1.104.006 lekëve.

Për shumat e derdhura në bankë nuk ka dokumente dhe përshkrim në lidhje me burimin e të ardhurave. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY