Procedohen penalisht 3 gjahtarë, vranë shpendë pa leje në Gjirokastër

Procedohen penalisht 3 gjahtarë, vranë shpendë pa leje në Gjirokastër

84
0
Shares
Tabelë ndalim gjuetie në malin e Munellës | Foto nga: Ivana Dervishi

Gjuajtën shpendë në mënyrë të paligjshme, procedohen penalisht 3 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Gjueti e paligjshme”, në ngarkim të shtetasve V. Sh., 66 vjeç, S. Sh., 35 vjeç dhe K. N., 46 vjeç, banues në Lushnjë.

Këta shtetas janë ndaluar nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Kthesa e Picarit”, Gjirokastër, pasi kishin gjuajtur shpendë, në mënyrë të paligjshme. Në automjetin me të cilin udhëtonin këta shtetas u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 armë gjahu me lejet përkatëse, fishekë, shpendë dhe kafshë të vrara. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY