Është arrestuar sot Edison Lazri, 28 vjeç, banues në fshatin Bllatë, Dibër. Arrestimi i tij u bë pasi një ditë më parë rreth orës 18.15, në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë në urën e fshatit Gjoricë duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, është përplasur me një automjet tjetër tip ‘Benz’, që drejtohej nga shtetasi Kujtim Istrefi, 55 vjeç, banues në Maqellarë.
3 persona të së njëjtës familje humbën jetën këtë mbrëmje në një aksident tragjik më rrugën e Arbrit.
Viktimat janë: Kujtim, Murat dhe Lulzime Istrefi.
Ndërsa të plagosurit janë: Mërgim Lazri, Edison Lazri, Kadrie Markeçi, Firuze Istrefi të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/