I riu nga Hudënishti prish stolat në Memëlisht, policia nuk lë gurë...

I riu nga Hudënishti prish stolat në Memëlisht, policia nuk lë gurë pa lëvizur

80
0
Shares

Vonohet autobusi dhe për këtë shkak i riu shkatërron stolat e stacionit të urbanit.

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale ku shfaqet një shtetas duke dëmtuar stolat në stacionin e autobusit, në fshatin Memëlisht, Pogradec, ju sqarojmë se:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht shtetasit R. K., 18 vjeç, banues në fshatin në fshatin Hudënisht, Pogradec. Nga verifikimet e kryera rezulton se, ky shtetas më datë 01.01.2023, ka dëmtuar stolat dhe xhamin e stacionit të autobusit të linjës Pogradec-Prrenjas.

Strukturat e mësipërme referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim 18-vjeçarin R. K., për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.  a.b

https://fb.watch/hONsjZ3rTK/?mibextid=v7YzmG

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY