ANDI MUSTAFAJ/ Aty ku njerëzit ëndërrojnë ikjen, ne duhet të mendojmë kthimin

ANDI MUSTAFAJ/ Aty ku njerëzit ëndërrojnë ikjen, ne duhet të mendojmë kthimin

100
0
Shares

Nga Andi Mustafaj*

Drejtues i Departamentit Brain Gain dhw Ekselencës në PD

Dhjetori është një muaj i veçantë për ne Demokratët. Është muaji gjatë të cilit historia na ka mësuar se mund të arrijmë gjëra më tëmëdha se vetja jonë. Për ne është muaji i shpresës së ringjallur dhe jo i shpresës së vrarë.

Është muaji më i përshtatshëm pra për të mbajtur mbledhjen e parë publike të një Departamenti të cilit i kanë ngarkuar një detyrëme të vërtetë herkuleane. Aty ku njerëzit ëndërrojnë ikjen, ne duhet të mendojmë kthimin. Aty ku qeveria prodhon dëshpërim, ne duhet të krijojmë besim.

Për të qenë i sinqertë, edhe unë kisha dyshimet e mia mbi aftësinë tonë për të realizuar diçka të dobishme në këtë fushë. Në fund të fundit, mitologjia nuk e ka shpikur kot konceptin e detyrës herkuleane.

Megjithatë, muajt e parë të veprimtarisë sonë janë premtues. Pasuria e rrugëtimeve të personave të pranishëm në këtë takim, tëcilët kanë studiuar ose studiojnë në të katër anët e botës, sakrifica e disa prej tyre për të cilët është aktualisht mesi i natës e tregonmë së miri një gjë të tillë. Ndoshta ky është edhe mësimi i parë. Partia Demokratike frymëzon, akoma do të shtoja. Dhe frymëzon persona të rinj që kanë pasur pak ose fare pak angazhim politik nëtë kaluarën.

Nëse jemi sot tashmë një burim, kemi përgjegjësinë që nesër, tëbëhemi një lum, një lum i furishëm.

Institucionalisht dhe në vazhdimësinë e asaj që ka bërë gjatëqeverisjes së saj mbas vitit 2005, Partia Demokratike ka dhënë njëmbështetje të plotë çështjes së kthimit të trurit dhe ekselencësnëpërmjet krijimit të një Departamenti të dedikuar brenda saj dhe të një Sekretariati brenda Forumit Rinor. Përfitoj nga rasti për tëfalënderuar miqtë tanë të FRPD sot të pranishëm, me të cilët do vazhdojmë të mendojmë dhe zhvillojmë ura bashkëpunimi.

Përfitoj gjithashtu nga rasti për të përshëndetur kandidatin fitues tëPartisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Zotin Belind Këlliçi i cili përfaqëson një rast të mirë të Brain Gainit në vendit tonë.

Mbledhjet e para të Departamentit janë përqendruar tek vendosja e një mission statement. Ky mision shprehet në fjalinë: “Frutet e mendjes sonë t’ua kthejmë rrënjëve që na kanë ushqyer”. Më shumë se një fjali, një filozofi, një element bashkues dhe frymëzues pa të cilin një grup individësh nuk mund të ndërtoj një bazament të fortë dhe të qëndrueshëm.

Për shkak të veçantisë së veprimtarisë dhe rrezes së gjerë të saj, Departamenti ka miratuar edhe një identitet vizual të vetin që plotëson në çdo çast atë të përgjithshmin e partisë.

Nëpërmjet këtij identiteti ne synojmë që të tërheqim vëmendjen dhe kontributin e ekselencës më gjerë dhe në të gjithë botën. Duhet thënë që në Shqipëri mungojnë hapësirat që profilet e ndryshme të kontribuojnë sipas personaliteteve të tyre.

Angazhimi politik bëhet si pasojë i ngushtë dhe përqendrohet tek dalja në protestë, pjesëmarrja në mbledhje politike, bindja e rrethit të ngushtë ose më të gjerë për të votuar PD etj. Angazhimi politik duhet të jetë ndërkohë pasqyrë e larmisë së personaliteteve të njerëzve.

Ndaj një prej motove, sloganeve të Departamentit është “Një hapësirë për çdo demokrat” dhe së bashku shpresojmë të bëhemishtëpia e të gjithë të rinjve ekselent që nuk kanë gjetur akoma njëhapësirë, një kornizë brenda së cilës të japin më të mirën e tyre nëdobi të luftës kundër autokracisë që na ka mbërthyer.

Një tjetër moto për ne, i cili përkufizon anëtarët dhe shpirtin që Partia Demokratike kërkon ti jap Brain Gain është “Ne, e Ardhmja”. Një thirrje nga zemra e cila duhet të depërtoj rininë shqiptare kudo që gjendet në botë dhe ta bind atë të kthej kokën dhe energjitë drejt PD-së dhe vendit.

Puna ka vijuar më pas drejt strukturimit të strategjisë politike të Departamentit ku janë identifikuar 3 lloje Brain Gain-i. I pari është Brain Gain përpara marrjes së përgjegjësive drejtuese të shtetit. I dyti është Brain Gain mbas marrjes së këtyre përgjegjësive dhe ndahet në dy pjesë.

Përpara ardhjes në pushtet, angazhimi ka një aspekt shumë më politik sepse ai shkon drejt një partie politike siç është Partia Demokratike në rastin tonë dhe si pasojë është gjithashtu më i vogël në përmasa.

Qëllimi është pasurimi i ekipeve me njerëz që kanë kompetenca të ndryshe. Kjo pikë është shumë e rëndësishme. Nuk duhet krijuar një garë kompetencash e cila përfundon fatkeqësisht shpesh duke përçuar idenë se personat që vijnë nga jashtë janë më të mirë se ata që jetojnë e studiojnë në Shqipëri.

Mbas ardhjes në pushtet, brain gain merr një kuptim tjetër dhe masivizohet. Ai merr një kuptim administrativ dhe ekonomik. Një pjesë e trurit duhet të intensifikoj përpjekjet për të ndërtuar një shtet të shëndetshëm dhe të fortë dhe një pjesë tjetër, më e madhja në numër, duhet të ndikoj në forcimin e ekonomisë nëpërmjet investimeve të ndryshme, krijimit të sipërmarrjeve etj.

Strukturimi i strategjisë është shoqëruar edhe një reflektim mbi qasjen që duhet të ketë puna e Departamentit. Në shumicën e rasteve ku anëtarët e Departamentit janë munduar të flasin me persona të tretë rreth punës së tyre janë ndeshur me pyetje mosbesuese dhe dyshuese.

Ky mosbesim vjen sigurisht për shkak të një klime të përgjithshme politike por nuk duhet nënvlerësuar realiteti ynë ku Brain Gaintrajtohet gjerësisht në rezultanten e saj “kthimin” dhe jo në procesin e saj “shkëputja e lidhjeve me atdheun”.

Në momentin e parë që një shqiptar shkel në një vend të huaj për të kryer studimet apo për të filluar një eksperiencë profesionale, fillon një numërim mbrapsht. I braktisur nga një qeveri pa ide dhe një diplomaci, e cila është kthyer në një zyrë PR personale e kryeministrit dhe ministrave të tij, shqiptari numëron sekondat, të cilat njëra pas tjetrës venisin lidhjen që ai ka me atdheun

Kjo pikë është thelbësore sepse ndryshon paradigmën e mendimit për sa i përket çështjes së BrainGain-it dhe ekselencës. Përpara se një qeveri apo parti politike të mendoj për kthimin e trurit, duhet të mendojë për mbajtjen gjallë të lidhjes, të frymës, të zjarrit të brendshëm që shtyn një shqiptar të kthej energjitë e tij drejt vendit.

Veprimtaria e Departamentit ka filluar më pas të zhvillohet duke u mbështetur në nisma konkrete, të vogla dhe me synim një përshkallëzim të tyre në vitin 2023. Që të mbahet gjallë lidhja, të thithen kontributet drejt PD në radhë të parë janë menduar tre projekte: Programi i Mentorimit, Laboratori i Ideve dhe Rrjeti i Ambasadorëve. a.b

*Fjala e mbajtur në takimin e Departamentit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY