Spanjollët kapin mikun e Armand Josifit, mashtruesit 2.3 miliardë euro

Spanjollët kapin mikun e Armand Josifit, mashtruesit 2.3 miliardë euro

117
0
Shares

Policia spanjolle ka vënë në pranga Pablo AM, ose Pablo Millan, i njohur ndryshe si miku i Amant Josifit, këshilltar i ish Ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Ai i shpëtoi arrestimitnpas dekonspirimit të aksionit dhe është arratisur nga vendi e nuk dihet vendndodhja e tij .

Policia spanjolle mësoi më 14 dhjetor se Pablo AM kishte marrë një aeroplan në Rumani që do të ulej në Barcelonë.

Hetuesit nga Mossos dhe Garda Civile shkuan në aeroport dhe sapo avioni i tyre u ul, ata kontaktuan komandantin dhe e informuan atë të mos hapte portat sepse një objektiv policie po udhëtonte mes pasagjerëve të tij.

Arrestimi  i Pablo AM, siç shkruajnë mediat spanjolle, mund të çojë në lokalizimin dhe gjetjen e shqiptarit, i përfshirë në skemat mashtruese përmes kriptomonedhave.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Pablo Millan rezulton se ka lidhje direkte me Josifin. Vetëm në Spanjë janë 17 mijë qytetarë që janë mashtruar nga skemat e lartpërmendura.

Armand Josifi hapi një biznes më 2014 me vëllanë e kryeministrit Rama, Olsi Rama. Ndërkohë ai është i biri i një zyrtare të lartë të qeverisë, Pranvera Strakosha që vijon të drejtojë Autoritetin e Shërbimit Civil. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY