Deputeti i ri i PD, Petrit Doda: Mbështes primaret, kam rol në...

Deputeti i ri i PD, Petrit Doda: Mbështes primaret, kam rol në Bulqizë

88
0
Shares

Deputeti Petrit Doda, i cili zëvendësoi Alfred Rushajn në Kuvend, në një intervistë për MCN theksoi se është pro bashkimit mes grupimit Berisha dhe atij Alibeaj, me qëllim fitoren e zgjedhjeve të 14 majit.

Doda vuri në dukje se mbështet primaret dhe demokratët dhe jo Berishën apo Metën.

Me thënë të drejtën s’e quaj surprizë. Kam vite i ingranuar në politikën shqiptare. Kam mbështetur proceset demokratike që në vitin 90 kryesisht ne rrethin e Bulqizës. Ardhja në Tiranë ishte për mua një risi. Ishte politikë e madhe dhe kishte vështirësi për të arritur në këto nivele, por falë mbështetjes së votuesve, nismëtarëve të pare të PD, përfaqësuesve të Partitë së Legalitetit, unë u rendita mes deputetëve më të mire të PD. Unë u rendita i 9-ti, Kodi Zgjedhor është i padrejtë. Në Parlament u futën shumë deputetë që me ato vota nuk përfaqësojnë popullin. Pas zgjedhjeve përshëndeta të gjithë votuesit dhe miqtë e mi, pavarësisht se s’arrita të jem në Parlament. Kishte vështirësi të madhe për të thyer herësin, sidomos në Tiranë. Luftova të përfaqësoj në maksimum veten time, partinë që më kishte propozuar. Unë vij nga politika lokale, vij nga qarku i Dibrës. Unë dhe familja ime kemi mbështetur proceset demokratike. Deri në 2008-ën kam qenë i angazhuar me PD-në. Në 2008-ën pata një fatkeqësi familjare dhe u tërhoqa nga politika. Në vitin 2021 miqtë dhe shokët më bënë thirrje të bëhem pjesë e garës. Unë kam pasur rol përcaktues, të paktën në zgjedhjet lokale në Bulqizë. Kur u bë përzgjedhja e kandidatëve të PD, primaret ishin me krah negativ, sot janë me krah pozitiv. Në Dibër dhashë kontribut bashkimi, pajtimi, dhe s’kisha synim për t’u bërë deputetë”.

Lidhur me krizën brenda Partisë Demokratike Doda tha:

Unë me thënë të drejtën e vuaj shumë, për arsye sepse demokratët kanë luftuar jo për përçarje, por për bashkim. Bashkimi në këtë moment nuk po arrihet. Derisa nuk arritëm të përmbysim regjimin e Ramës në prill të 2021, për ne ishte rezultat i pa pritshëm. Ndërsa përçarja që erdhi si rezultat e Berishës non grata është përçarje e madhe që po e vuajnë demokratët. Unë jam për bashkimin e dy grupeve që të fitojmë zgjedhjet e 14 majit. Unë mbështes primaret, nuk mbështes as Berishën, as Metën, por mbështes demokratët”. mcn.tv

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY