Maturantët që vendosin të ndjekin degën e Mësuesisë në vitet në vijim do të marrin çdo muaj një pagë në vlerën e 32 mijë lekëve, sa paga minimale në Shqipëri për gjithë kohën e rregullt të studimeve.
“Roli dhe imazhi i figurës së mësuesit nuk vlerësohet shumë nga të rinjtë. Ky imazh ka ardhur drejt zbehjes, pasi të rinjtë duan profesione që ndihen të fuqishëm dhe ndihen imazh. Ndoshta do jetë një pjesë e mirë që do ndihen të motivuar pasi duke qenë studentë kjo pagesë do i shërbeje për të paguar shpenzimet e tyre. Efektet e kësaj do të shihen pas 10 vitesh. Duke marrë parasysh që një mësues duhet të ketë Bachelor dhe Master një 5-vjeçar dhe më pas të licencohet, është një impakt kohor 10-vjeçar”, thotë për tv klan Irida Sina, Eksperte e Çështjeve të Arsimit.
Aktualisht në Shqipëri çdo vit regjistrohen afro 2 mijë studentë për Mësuesi. Në 4 vitet e fundit shihet një interesim në ulje për degën e Mësuesisë.
“Diku ka pasur lëvizje kur është futur mesatarja. Në vitet e fundit ne kemi rreth 2 mijë studentë në të gjithë vendin. 4 vjeçarin e fundit ka një ulje të lehtë për shkak të vendosjes së mesatares 7.5, në 2018-2019 kishim 2300-2400 studentë”,shprehet Arjan Xhelaj, Drejtor i Rrjetit Akademik Shqiptar.
Aktualisht të gjithë studentët që zgjedhin degën e Mësuesisë duhet të kenë një mesatare mbi 7.5. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/