OSHEE i vendos shtyllat në tokë pa paguar qeranë, fshatari nga Lura...

OSHEE i vendos shtyllat në tokë pa paguar qeranë, fshatari nga Lura i sharron të gjashta

56
0
Shares

Preu me motorsharrë 6 shtylla druri të vendosura nga OSHEE, për të furnizuar me energji elektrike banorët e fshatit Borie -Lurë, arrestohet në flagrancë 57 vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte dëmtuar (prerë), disa shtylla druri të vendosura nga punonjës të OSHEE-së, për të furnizuar fshatin Borie-Lurë me energji elektrike, kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Pas hetimeve ka rezultuar se autori i dyshuar është shtetasi D.K., 57 vjeç, banues në fshatin Borie-Lurë, i arrestuar në flagrancë, i cili ka prerë shtyllat me pretendimin se janë vendosur në tokën e tij.

Po në vijim të verifikimit të pronës ku ishin vendosur shtyllat ka rezultuar se është pronë shtet e njësisë Administrative Lurë, Bashkia Dibër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprat penale “Shkatërrim prone me dashje”, “Vetëgjyqësi”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY