Gjykata e Vlorës ktheu në shtëpi ish kryetarin e Himarës Vasil Bollano i cili përplasi me makinë për vdekje para dy ditësh një 17-vjeçar.
Burime bëjnë me dije se Bollano prej disa muajsh trajtohet me kimioterapi për shkak të një sëmundje të pashërueshme teksa gjendja e tij shëndetësore është rënduar pas aksidentit.
Që prej natës së aksidentit Bollano ka qenë i vendosur në dhomës burg në ambientet e spitalit.
Ai është shoqëruar nga spitali në gjykatë. Bollano vuan nga leuçemia dhe diabeti. Ai ka mberritur në spital me hipertension të larte dhe vlera të larta te diabetit. Të dhënat e mësipërme nuk janë të konfirmuara ndërsa mediat nuk kanë qënë të pranishme ne gjyq. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/