“Nuk ka tradhëti më të madhe, që si opozitë të mos jesh...

“Nuk ka tradhëti më të madhe, që si opozitë të mos jesh e vërtetë”

24
0
Shares

Këtë të enjte kreu i PD, Sali Berisha mori pjesë në 32-vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike në Kavajë.

Ai theksoi se demokratët janë më të fortë, ndërsa u shpreh i sigurt në fitoren e zgjedhjeve të 14 majit ndrsa shtoi se nuk ka tradhëti më të madhe, që si opozitë të mos jesh e vërtetë. Ne sot jemi më të vërtetë se kurrë në ekzistencën tonë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Në 32 vite PD-ja ka njohur arritje të jashtëzakonshme, transformoi Shqipërinë, rivendosi në themelet e këtij vendi, liritë, të drejtat njerëzore, lirinë e tregut, interesit kombëtar, familjen dhe vlerat e saj të përjetshme.

Shqipëria ndryshoi sa asnjë vend tjetër gjatë qeverisjes së PD-së. Ajo anëtarësia Shqipërinë ne Këshillin e Europës, NATO, mori rekomandimin për vendin e statusit kandidat. Ajo arriti që shqiptarët të kenë rrogën më të lartë në rajon, ndërkohë që në vitin 1992, presidenti i vendit Sali Berisha, kishte një rrogë gjithsej 16 dollarë. Shqiptarët ishin të tretët në botë për rrogat e ulëta.

Kjo është meritë e lirisë, këto nuk janë mrekulli të PD-së, janë të lirisë për të cilën ajo qëndron dhe do të qëndrojë deri sa të jetë në skenën politike. Në këtë kontekst ne kremtojmë në këtë 32 vjetor, së pari ashtu siç duhet të jemi, opozitë e vërtetë. Nuk ka asgjë më të shëmtuar, të dëmshme, për një komb, shoqëri se sa një opozitë jo e vërtetë.

Nuk ka tradhëti më të madhe që si opozitë të mos jesh e vërtetë. Ne sot jemi më të vërtetë se kurrë në ekzistencën tonë. Më të fuqishëm se kurrë ne ekzistencën tonë, në fitoren tonë. Përsëri ne u ngritëm, u bëmë të vërtetë sepse rikthyem lirinë, forcën e idelave të lirisë midis nesh.

Berisha: Betim solemn, do t’i japim vendin që meriton cilitdo që guxon të luajë me votën e shqiptarëve

32 vite më parë sollëm në Shqipëri pluralizmin politik në vendin më monist të botës, pas 32 vitesh sollëm pluralitetin brenda partisë, duke dëshmuar qartë se përkushtimi ynë për lirinë nuk ka të sosur dhe nuk do të ketë të sosur kurrë.
Zhvilluam primaret. Kudo që unë kalova nëpër Shqipëri, nga ju kishte vetëm një kërkesë; që ju të zgjidhnit drejtuesit tuaj me votën tuaj, qeveritarët tuaj me votën tuaj. Dhe ne këtë e bëmë realitet dhe ky është realiteti më pozitiv që ka futur PD që nga themelimi i saj e deri më sot.

Sot ne jemi në shumë aspekte në një situatë tejet të komplikuar. Sot kemi përballë një regjim që njëlloj si ai që përmbysëm në vitin 1990, nuk pranon votën, nuk do që shqiptarët të përcaktojnë me votën e lirë. Sot kemi një qeveri e cila ka shndërruar të gjithë makinerinë shtetërore, për blerjen, bluarjen, thërrmimin, shkatërrimin e votës, duke shkelur çdo ligj, çdo parim të një shoqërie të lirë.

Sot përballë kemi një qeveri që ka rikthyer sistemin e patronazhistëve njëlloj si dikur, sistemi i patronazhistëve të frontit demokratik ç’njerëzor. Celula të përbashkëta me sigurimin e shtetit që terrorizonin qytetarët para se të votonin. Sot kemi një qeveri e cila me banda, para krimi dhe droge, blen qindra, mijëra vota. Por sot ne jemi më të vendosur se kurrë për këtë betejë.
Revolucioni ynë, pas rikthimit të lirisë brenda PD-së, votës së lirë brenda PD-së, do të ju rikthejë shqiptarëve votën e lirë dhe nuk ka forcë në botë që të na pengojë ne.

Demokrate e demokratë, ky është misioni ynë. Ne jemi dhe do të mbetemi njerëz të lirisë. Ne jemi dhe do të mbetemi luftëtarë të lirisë. Ne do të ecim përpara me moton, jetën e japim, votën nuk e japim. Askush nuk do të mund të luajë më me votën e shqiptarëve.

Pse po ikin shqiptarët, pse po braktisin Shqipërinë, Kavajën. Sepse vrasja e votës, vret shpresën. Sepse nuk besim tek liria. Se po nuk ka votë, nuk ka drejtësi, nuk ka liri, nuk respekt, nuk ka dinjitet, prespektivë dhe të ardhme. Ndaj dhe ne zgjodhëm qytetarët tanë të parë me votën e lirë.

Imagjinoni se si janë ata që dalin nga shpella që i emëron Edi Rama me byronë e tij politike mbi bazën e ryshfetit, të diktatit të krimi, bazën e parave që paguajnë, parave që mbledhin nga droga dhe krimi. Kukulla të mjerimit.

Këtë e bëmë, hapin tjetër do ta bëjmë ne. Ne do të bëjmë që shqiptarët të votojnë të lirë. Prandaj dhe këtë përvjetor ta përdorim për një betim solemn që do ti japim vendin që meriton cilit do që guxon të luajë me votën e shqiptarëve. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY