“Rama ka urdhëruar shembjen e përmendores në kujtim të gjenocidit serb në...

“Rama ka urdhëruar shembjen e përmendores në kujtim të gjenocidit serb në Lumë”

64
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tja sot gjatë takimit me grupin parlamentar të PD se Rama ka urdhëruar shembjen e përmendores në kujtim të gjenocidit serb në Lumë

Deklarata:
Jo vetëm nuk paraqitet rezoluta, por me urdhër të Edi Ramës, shembet në qendër të Kukësit, përmendorja e ngritur në kujtim të viktimave të gjenocidit serb në Lumë.
Shqiptarët duhet ta dinë se gjenocidi serb, universalisht i dënuar, është gjenocidi që ata kanë kryer në Lumë.

E gjitha ishte hakmarrje se kryengritësit lumjanë, hasjanë dhe tropojanë, bllokuan hordhitë serbe që kishin për drejtim Durrësin dhe pushtimin e gjerë të Shqipërisë para shpalljes së pavarësisë.
Gjenocidi i Lumës, në dokumentet e kohës, në dokumentin bazë është dënuar si krim gjenocid. Vetëm në fshatin Përbreg, janë therur dhe djegur të gjallë, 430 burra, gra dhe fëmijë.

Edi Rama urdhëron Safetin që nuk ka asgjë shqiptare, që është njëlloj si ky, të shkelmojë mbi shpirtrat e tyre dhe të rrafshojë përmendoren e ngritur në nderim të më së paku 2200 qytetarëve shqiptarë, në një barbari të pashembullt në luftë, me një ndëshkim të pashembullt, dhe këtu Edi Rama heq përmendoren.
Disa herë e kam ngritur çështjen e gjenocidit serb në Lumë, dhe ky ka urdhëruar këto net, rrafshimin e kësaj përmendoreje. Ky është një antishqiptar, që urren shqiptarët.

Ky ka gjak tradhtari, nuk ka gjak shqiptari. Ky as komb, as atdhe. Çfarë u thotë ky foshnjave që u dogjën në prani të nënave të tyre në Përbreg? A e lexon ai apo jo atë histori që ka tronditur botën? a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY