Ka reaguar edhe drejtorja e IKMT, Dallendyshe bici pas publikimit të videopërgjimit. Ao deklaron se videopërgjimi është fryt i urrejtjes së ndërtuesit të Prestige pas prishjes së tij.
“Unë, Dallëndyshe Bici, nuk kam mbajtur dhe nuk mbaj përgjegjësi për askënd se çfarë thotë, çfarë premton, apo çfarë manipulon. Sekush ka kokën e vet mbi shpinë. Unë përgjigjem para ligjit, ndërgjegjes dhe publikut për firmën time dhe urdhërat e mi. Nxis, si përherë, çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë, kudo dhe kurdoqoftë të më kontaktojë direkt, nëse çdokush punonjës i IKMT, apo që paraqitet si i IKMT i bën presion. Mos të hezitojë!”, shkruan ajo.
Postimi i Bicit: Gangsterët në media, nuk ndryshojnë shumë nga gangsterët e rrugëve
Prej një muaji jam vënë në shënjestër të mediave të z.Irfan Hysenbelliu. Unë nuk di fort gjëra nga media, por nëse gazetaria shqiptare është në shërbim të pronarëve dhe jo publikut, nëse është kamzhik për hakmarrjet e tyre, nëse është mjet përfitimesh, më vjen keq për gazetarët. Sot ishte turpi i rradhës i urrejtjes që ka verbuar ndërtuesin e paligjshëm të objektit “Prestigj” në bregdetin e Kavajës të cilin IKMT e prishi pak javë më parë, ku me një video të tre viteve më parë, synon paturpësisht të më intimidojë personalisht, të baltosë punën e institucionit që drejtoj, të na armiqësojë me njerëzit që vetëm po na falënderojnë për hapësirat që u kthejmë në emër te ligjit, dhe të shfryjë mllefet e tij si bej i rënë nga vafti.
Unë, Dallëndyshe Bici, nuk kam mbajtur dhe nuk mbaj përgjegjësi për askënd se çfarë thotë, çfarë premton, apo çfarë manipulon. Sekush ka kokën e vet mbi shpinë. Unë përgjigjem para ligjit, ndërgjegjes dhe publikut për firmën time dhe urdhërat e mi. Nxis, si përherë, çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë, kudo dhe kurdoqoftë të më kontaktojë direkt, nëse çdokush punonjës i IKMT, apo që paraqitet si i IKMT i bën presion.
Mos të hezitojë! Do të jem përherë në krah dhe në mbështetje të qytetarëve që zbatojnë ligjet e zhvillojnë pronën e tyre sipas rregullave e pa u hyrë në hak mijëra qytetarëve të tjerë. Por do të jem përherë përballë shantazhuesve, grabitësve të pasurive të Shqipërisë, përfituesve, le të jenë këta edhe të mbrojtur nga media, nga gazeta, portale, televizione e analistë që nuk di si paguhen për shërbimet e tyre.
Unë nuk jam në luftë me askënd. Nuk kam hesape “për te larë” me askënd. Unë jam punonjëse e shtetit dhe në shërbim të publikut. Mund të kem gabime në punën time, por ky shtet funksionon me ligje dhe rregulla, jo në mëngjes bëjmë moral në media dhe në darkë bëjmë gangsterin në terren. Gangsterrët e mediave, vetëm kostumet e shtrenjta i dallojnë nga gangsterët e rrugëve. Unë nuk kam frikë asnjë prej të dyve, sepse i shërbej njerëzve sipas ligjit.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/