Gazetari publikon cmendurinë e qeverisë: Italiani në kërkim për inceneratorin e Fierit...

Gazetari publikon cmendurinë e qeverisë: Italiani në kërkim për inceneratorin e Fierit paguhet 330 mijë euro në muaj nga buxheti i shtetit

36
0
Shares

SPAK lajmëroi sot se ka shpallur në kërkim një shtetas italian, Giusepe Ciaffaglione lidhur me aferën e inceneratorit të Fierit ndërkohë që ai rezulton pronar me 30% të aksioneve edhe në inceneratorin e Tiranës dhe merr cdo muaj 330 mijë euro nga buxheti i shtetit.

Gazetari Klodian Tomorri thotë se kjo është një cmenduri për sa kohë qeveria e Ramës paguan ata që janë në kërkim më paratë e publikut.

Klodian Tomorri/Nje cmenduri alla Rilindase:

SPAK ka shpallur ne kerkim Giuseppe Ciaffaglionen, i cili sipas letrave qe kane bere keta, rezulton pronar me 30 per qind tek koncesioni i inceneratorit te Tiranes.

Qeveria dhe bashkite e qarkut Tirane dhe Durres i paguajne cdo muaj 1 milione euro inceneratorit te Tiranes. Nga keto 330 mije euro-OPEX shkojne ne llogarine private te Ciaffagliones.

Pra qeveria i thote Ciaffagliones, urdhero 330 mije euro cdo muaj tek llogaria jote qe ti kesh njehere. Ama po te kapa do te fus ne burg. A ka cmenduri me te madhe se kjo?

Kur dolen keto historite e Zotos dhe Mertirit, kompania koncesionare e inceneratorit te Tiranes tha qe ne nuk kemi lidhje me keta. i kemi thjesht nenkontraktore dhe nuk mbajme pergjegjesi nese ata mund te kene shkelur ligjin. Po tani qe ka rene pronari me letra brenda, si do e justifikojme?

Ky zoteria, qe u zgjodh kreu i SPAK dhe per te cilin ka shume pritshmeri, vendimin e pare qe duhet te merrte ishte bllokimi i inceneratorit te Tiranes.

Hetimi i fajtoreve dhe atyre qe kane shkelur ligjin eshte shume i rendesishem. Keta duhet te bllokojne urgjentisht pagesat per inceneratorin e Tiranes se ajo qe ndodh aty eshte cmenduri.Por me e rendesishme dhe emergjente aty eshte te ndalet vjedhja. Sepse njerezve kjo u intereson, te mos vidhen. Pastaj hetimet per te gjetur fajtoret te vazhdojne sa te duan.

Tani ose bllokoni pagesat per inceneratorin e Tiranes, ose hajde bejme nje prokurori tjeter speciale qe te hetoje SPAK-un. Se keshtu kjo nuk shkon. Pronari ne kerkim nga drejtesia, qeveria i con 330 mije euro cdo muaj ne llogari.  Njesoj sikur qeveria italiane te paguante kompanite e Totto Rinas, kur e kishte ne kerkim. Kete po bejne keta. Dhe e gjitha kjo kalon si nje gje normale. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY