Kodi i ri rrugor, ndryshime të rëndësishme në shpejtësi, parkime dhe gjoba

Kodi i ri rrugor, ndryshime të rëndësishme në shpejtësi, parkime dhe gjoba

111
0
Shares

Ndryshimet në kodin rrugor të propozuara nga PS dhe PD, u miratuan sot në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, për t’i lënë fjalën e fundit, ligjvënësve në parlament.

Projektligji parashikon disa ndryshime siç janë heqja e postoblloqeve në rrugët interubane dhe kryerja e ndalimeve të mjeteve nga ana e policisë rrugore në pika pikë kontrolli me kushte  të larta sigurie.

Pati debate për nenin i cili do të detyronte bashkitë të lërë 50% të parkimeve pa pagesë për publikun dhe 50 % me pagesë.

Ndryshimet rrugore parashikojnë rritjen e shpejtësisë, në 120 km/orë për autostradat, 90 km/orë për rrugët interurbane kryesore, 80 km/orë për rrugët interurbane dytësore dhe 40 km/orë për rrugët në qendrat e banuara, si dhe përgjysmimin e gjobave në rast të kryerjes së pagesës brenda 15 ditësh. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY