Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi tha sot se PD mund të fitojë zgjedhjet lokale më 14 maj.
Ai ishte i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News ka komentuar situatën politike në vend ndërsa tha se procesi i primareve në PD ishte proces pozitiv dhe një frymë ndryshe për politikbërjen në Shqipëri.
Primaret janë diçka brenda një partie, primaret janë në PD ne na duhen një palë primare të tjera të fitojmë që të fitojmë zgjedhjet. PD duhet të kapërcejë vetveten, formulimet që kisha unë si duket nuk ju leverdisën. Tani ne jemi të gjithë kundër Ramës ,formula për t’u bashkuar, të jemi të gjithë rreth kandidatit për kryetar bashkie.
Këtu nuk ka më parti të mëdha apo të vogla, këto janë zgjedhje administrative dhe mund të humben lehtë. Ne i kemi bërër dy peshqeshe Ramës: Tetë vite më parë që u dorëhoqëm nga reforma në formë betimi. Dhe e dyta, fatale që dolëm nga zgjedhjet administrative dhe ua dorëzuam bashkinë të majtës. Që nga 2008 nuk ka më politike në vend, nuk prodhohen më parti. Kto që janë në pushtet e kanë mbushur kupën. m k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/