Ekzekutohet shqiptari në Athinë, arriti të plagoste autorin

Ekzekutohet shqiptari në Athinë, arriti të plagoste autorin

98
0
Shares

Një shqiptar u vra këtë mbrëmje në Athinë si pasojë e një shkëmbimi me armë zjarri.

Ai u qëllua nga një person i cili qëlloi jashtë ambienteve të një lokali në Nea Smyrni, në Athinë.

Dyshohet se si pasojë e të shtënave humbi jetën një grua e cila ishte rastësisht në zonë.

Viktima me shtetësi shqiptare raportohet se është qëlluar në kokë nga autori i cili sipas dëshmitarëve ka qëlluar të paktën 4 herë drejt viktimës, ndërsa mbante një maskë për të mos u identifikuar. Para se të humbte jetën, edhe viktima ka arritur ta qëllojë ekzekutorin, i cili ka mbetur i plagosur.

Autori u arrestua nga policia, ndërsa në vendngjarje janë gjetur 3 gëzhoja 9 mm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY