Shpërndante doza të lëndës narkotike kanabis, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.
Sekuestrohen 8 qese me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, dhjetëra doza kanabisi, 1 peshore elektronike dhe 2 300 000 lekë të rinj të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbëshetur dhe në inteligjencën informative, pas një hetimi disamujor të ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, organizuan dhe finalizuan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacionin policor të koduar “Faza”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Ç., 20 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, në lagjen nr.1, Librazhd, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan 34 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, në lagjen nr.1, Librazhd, janë gjetur dhe sekuestruar 8 qese me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 1.6 kg, 1 aparat celular, 1 peshore elektronike dhe 2 300 000 të rinj të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të këtij shtetasi. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/