Arrestohet në flagrancë 44-vjeçari Valentin Kaçorri që qarkullonte me armë zjarri pistoletë.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sinjali”.
Gjatë operacionit, në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin Valentin Kaçorri.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Valwntin Kaçorri, 44 vjeç, banues në Tiranë dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/