Spitali i Traumës bllokon operacionet, shkak ndotja por e mohon spitali. Detajet

Spitali i Traumës bllokon operacionet, shkak ndotja por e mohon spitali. Detajet

55
0
Shares

Për dy ditë gjazë jabës që vjen do anulohen të gjitha operacionet në spitalin e traumës, njoftoi sot News 24, duke theksuar si shkak ndotjen mikrobiale të sallave por edhe të gjithë spitalit.

Në lidhje me lajmin ka reaguar spitali i traumës i cili përmes një deklarate njofton se kemi të bëjmë me një dezinfektim rutinë dhe ndotje mikrobiale të ambientevw të spitalit.

“Spitali Universitar i Traumës reagon pas lajmit të publikuar nga News 24, se sallat e operacionit në Spitalin e Traumës janë mbyllur informon se ky është një lajm i pavërtetë. Aktualisht në sallat e operacionit janë duke u kryer ndërhyrjet e planifikuara të ditës së sotme.

Sa i takon procesit të dezinfektimit informojmë se në ambientet e disa prej sallave kirurgjikale të spitalit do të kryhet në ditët e ardhshme procesi i dezinfektimit rutinë, procedurë kjo në zbatim të standardeve të sigurisë, të higjienës dhe cilësisë së shërbimit.

Kjo është një procedurë periodike që kryhet për sallat operatore dhe që nuk cënon aspak shërbimin e urgjencës kirurgjikale, blloku operator i të cilës, është në gatishmëri e në funksion të plotë 24/7 për shërbimet ndaj pacientëve”, thuhet në njoftimin e spitalit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY