Altin Dumani paraqet platformën, çfarë do të bëjë më shumë për luftën...

Altin Dumani paraqet platformën, çfarë do të bëjë më shumë për luftën kundër korrupsionit në sferat e larta

46
0
Shares

Kandidati për kreun e SPAK, Altin Dumani tha sot se nëse zgjidhet kryetari i SPAK, do të drejtojë këtë institucion sipas vizionit të tij, ku në thelb është goditja e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Ndihem i motivuar për të garuar në ketë institucion, pasi nëse më jepet mundësia do drejtoj një institucion sipas vizionit tim, ku do hetoj çdo nivel të korrupsionit dhe krimit të organizuar, ku qytetarëve ti rikthehet besimi ne drejtësi.

Për të ardhur tek roli i seksionit të krimit të organizuar dhe zv.drejtues kemi pasur një angazhim të mirë dhe bashkëpunim me kolegët, duke punuar në mënyrë të përbashkët duke sjellë hetime të frytshme. Gjithashtu kemi bashkëpunuar me agjencitë e huaja.

Kemi ngritur rreth 20 agjenci të përbashkëta, falë edhe vullnetit tim. Jo vetëm me italianët po kemi pasur bashkëpunim me agjencitë angleze, të vendeve nordike, belge e shteteve te tjera të cilët kanë gjetur në SPAK një bashkëpunëtor të ngushtë. Në gjithë vendet ku shtrihet aktivitet kriminal ku janë pjesë shqiptarë kemi bashkëpunim të ngushtë me partnerët dhe homologët tanë. Kam vlerësime nga partnerët për seksionin që unë drejtoj por gjithashtu këtë nuk e kam arritur vetëm, por edhe me kolegët e mi të cilët i falënderoj”, theksoi Dumani.

Më tej Dumani tha se do ishte gardian i paepur i interesit publik dhe nuk do të lejojë asnjë ndërhyrje.

“Do jem gardian i ruajtjes së pavarësisë hetimore që mos ketë ndërhyrje, por të mbrohet interesi publik. Do jem i vëmendshëm për këto raste”, tha Dumani.

Kandidati Altin Dumani tha se SPAK ka një bilanc shumë të mirë, por nëse ka një njeri të pakënaqur është ai, pasi siç u shpreh Dumani gjithmonë kërkohwt më shumë.

Pyetje: Si e vlerësoni ju punën e SPAK. Kush është pika juaj e forte, kjo është hera e dytë që ju kandidoni, pse pikërisht tani sërish? Ju thatë unë do përpiqem të ndërtoj një frymë, çfarë nënkuptoni ju me këtë?

Altin Dumani:  Kam kohë që jam pjesë e krimeve të rënda nga 2004 deri në 2007. Për këto që vite që unë kam punuar, e vlerësoj maksimalisht punën e asaj prokurorie. Atje kishte objekt, e vlerësoj punën, kam pasur rastin të jem pjesë e disa dosjeve, ka pasur edhe sodifaksion pasi në fund kishte një vendim nga gjykata me dënim. Për të ardhur në SPAK, vlerësoj çdo koleg, ka koleg profesionistë, kemi më shumë mundësi tani sesa atëherë te metodave speciale, ne kemi edhe korrupsion që është me natyrë me të vështir pasi varet kryhen nga persona që i njohin ligjet.

Punën e SPAK e vlerësoj. Ka disa rrethana pasi gjatë kësaj periudhe vitin e parë kemi punuar pa zyra pa byronë kombëtare të hetimet, dosjet i kemi hetuar vetë. Ka qenë edhe situata e covidit, por pavarësisht kësaj puna është bërë pasi nuk kemi bërë asnjë ditë pushim. Tre vitet ne SPAK kemi krijuar një bazë të mirë për të bërë një luftë të fortë ndaj korrupsionit r krimit. Megjithëse në kushte të vështira në kemi goditur grupe apo zyrtar që nuk e mendonin që do ushtrohej vepër penale ndaj tyre. Kjo prokurori ka dhënë shenja që është e aftë të përballet pavarësisht se ke kemi përballë. E di që pristshmeria është shumë e madhe, por nëse ka një njeri të pakënaqur ai jam unë, pasi dua të arrij më shumë. Por këto tre viteve duhet thënë se kemi dhënë shenja. Tani kemi byronë kombëtare e cila ka eksperiencë, për te ardhur tek rezultatet.

Për pyetjen që e kam garën për herë e dytë, edhe për mua nuk ishte një vendim i lehtë, pavarësisht rezultatet që pata para tre vitesh shifrat që paraqita nuk u dekurajova por u motivova për të arritur më shumë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY