Berisha sulmon Veliajn: Kryetari i betonit ka shumëfishuar taksat, ka shpikur taksën...

Berisha sulmon Veliajn: Kryetari i betonit ka shumëfishuar taksat, ka shpikur taksën e arsimit

31
0
Shares

Kryetari i betonit ka shumëfishuar taksat, ka shpikur taksën e arsimit, tha kreu i PD, Sali Berisha ndërsa sulmoi Erion Velinë, sot gjatë takimit me fituesit e primareve të PD.

Argumentat:

Unë mund të rikujtoj këtu, vetëm kryetarin e betonit të Tiranës. Për sipërmarrjen e tij private që ka me Edi Ramën, Arben Ahmetajn dhe Engjëll Agaçin, ai ka katërfishuar taksën e mbetjeve për biznesin e vogël. Ka dyfishuar taksën e çdo qytetari. Ka shpikur taksën e arsimit, në një kohë kur jo e majta, por edhe e djathta, e ka në gen detyrimin për arsimin falas.
Shteti e ka detyrë të shkollojë fëmijët e qytetarëve. Kurse sipas këtij hajduti, shkollat duhet t’i ndërtojnë qytetarët. Me taksa ekstra.

Taksë vetëm për arsimin, të cilat i vjedh dhe i shpërdoron në mënyrën më të tmerrshme. Ndërton një shkollë me kosto absolutisht nga 6 deri në 8 herë më të lartë sesa kostoja me të cilën ndërton shkolla PNUD-i i OKB-së në Tiranë, me paratë e donatorëve.

Bashkitë po presin me padurim çlirimin nga kjo farë hajdutësh që nuk i ka parë toka.
Ai që sot është në krye të bashkisë së Tiranës, nuk po flas për Durrësin se aty është një figurinë, kurse ligjin e bën nëntoka, nuk po flas për Elbasanin, se atë shkojnë dhe e rrahin në zyrë. Por po ndalem te Tirana se atje janë cilin të qash më parë.

Ka një kontratë për mbetjet, sipas të cilës kompanisë vetë, për çdo ton mbetjesh, duhet t’i paguajë taksapaguesi i Tiranës 11 euro për depozitim dhe 28 euro për djegie. Ka 5 vite që nuk është djegur një kg pleh, por secili kg i tyre i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë, 28 euro. Po kaq edhe taksapaguesve të Durrësit, se janë aksionerë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY