Berisha: Në primare votuan 55 mijë anëtarë dhe simpatizantë të PD. 15%...

Berisha: Në primare votuan 55 mijë anëtarë dhe simpatizantë të PD. 15% më shumë se çdo votim tjetër

39
0
Shares

Në primare votuan 55 mijë anëtarë dhe simpatizantë të PD. 15% më shumë se çdo votim tjetër, tha sot kreu i PD, Sali Berisha ndërsa krahasoi demokracinë brenda PD dhe atë në PS.

Deklarata:

Të nderuar anëtarë të kryesisë së PD-së, sekretarë të kësaj partie.
Kjo mbledhje është thirrur në një moment shumë të rëndësishëm, si në rrafshin elektoral edhe politik. Përfunduan me sukses përveç se në dy degë, zgjedhjet e kandidatëve për qytetarë të parë të bashkive të vendit.

Ky ishte një proces i cili zhvillohej për herë të parë me këtë proporcion, transparencë dhe pjesëmarrje. PD në përputhje me përcaktimet e statutit të rithemelimit të saj të 11 dhjetorit, bëri realitet premtimin e saj dhe sanksionimin e këtij premtimi, se pushtetarët vendorë dhe ata qendror, deputetët do të zgjidhen me votën e anëtarësisë së saj dhe simpatizantëve të saj.

Në garë pati mbi 200 kandidatura, në tërësi veprimtarë të shquar dhe të vendosur të PD-së, por në garë morën pjesë edhe veprimtarë të shquar të shoqërisë civile dhe shqiptarët të shquar në emigracion.
Në këtë garë, e para me këto standarde në historinë e vendit, votuan për qytetarët e parë të bashkive, rreth 55 mijë anëtarë dhe simpatizantë të PD. Kurrë ndonjëherë në këtë parti kaq vota nuk janë hedhur. Ky votim tejkaloi të paktën me 15 % të gjitha votimet e tjera.
Ky është një rast për të falënderuar të gjithë kandidatet dhe kandidatët që garuan, për të shprehur një mirënjohje të thellë të gjithë atyre që organizuan fushatën e tyre, të gjithë anëtarëve e simpatizantëve që morën pjesë në votim.

Berisha: Partia e Ramës fatkeqësi kombëtarë. Aty nuk votohet, aty diktojnë rryshfeti, bandat dhe krimi

Aty nuk votohet, aty ryshfetohet, paguhet, diktojnë bandat dhe krimi dhe mund të them me bindjen më të plotë se ajo parti në këtë formë është një fatkeqësi e madhe kombëtare. Është një potencial i jashtëzakonshëm për transfigurime në çdo variant anti-demokratik të një force politike anti-demokratike.

Ftoj me këtë rast anëtarët e kësaj partie të mos pranojnë këtë diktat të një njeriu që ka kthyer platformën e Enver Hoxhës brenda partisë. Nuk do të jetë e largët dita kur do të ndihen të damkosur në shoqërinë e lirë shqiptare. Asgjë dhe askush nuk duhet të ju mohojë atyre të drejtën e votës. Duhet të marrë fund, shqiptarët janë ata të cilët e pësuan më shumë se çdo komb tjetër në Europën e pasluftës, delegimin e ndërgjegjes.

Delegimi i ndërgjegjes siç po ndodh defakto tani në PS është dorëzim para krimit, drogës dhe mafias. Dhe ajo sjell vetëm të zeza për PS-së dhe vendin, anëtarësinë e saj.

U them socialistëve mos u mashtroni dhe u rikujtoj këtu se disa vite më parë vendosi nenin sipas të cilit, për kryetarin nuk votohet, kur ai zgjidhet. Por ai po vjedh votën. Tani ai ju hoqi të drejtën edhe për të gjithë forumet e tjera. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY