Që nga nesër do të ketë përmirësim të dukshëm të motit, lajmëron nga meteoalb, meterologia Ladia Porja.
Reshje do ketë vetëm në zonat malore, ndërsa nga e shtuna nuk do ketë më.
Që nga dita e diel dhe shumë ditë të tjera me radhë, të paktën deri për Krishtlindje, na presin shumë ditë me diell.
Nga dita e nesërme do të përjetojmë sërish rritje të temperaturave që do të shkojnë deri në 21 apo 22 gradë Celsius. Janë temperatura tipike të vjeshtës, megjithëse jemi në stinën e dimrit. Nëse flasim për reshjet, ato do të jenë prezente këto ditë, megjithëse në sasi të pakta.
Përmirësohet ndejshëm situata për zonat e përmbytura nga episodi i kaluar, do të ketë tërheqje të mëtejshme të ujërave. Kjo edhe për shkak se do të kemi shumë ditë në dispozicion me diell. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/