10 vjet burg për agjentin iranian në Manzë, akuzat

10 vjet burg për agjentin iranian në Manzë, akuzat

29
0
Shares

Gjykata Speciale dënoi sot me 15 vite Bijan Poladrag, agjent i rekrutuar nga Irani për veprime terroriste në Shqipëri.

Poladrag erdhi ne Shqipëri si pjese e grupit MEK dhe u vendos ne Manëz ku qëndroi disa kohe aty mes muxhahedineve.

Poladrag dyshohet se mblidhte informacion ndaj anëtareve të MEK, kjo e faktuar sipas organit të akuzës përmes materialeve e fotove që i janë gjetur në celular. Polagrad akuzohet për një sërë veprash penale si organizatë terroriste, sulme ndaj sistemit kompjuterik, ndërhyrje në të dhënat kompjuterike të paautorizuara etj. a.b

Vendimi:

U zhvillua seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Bijan Pooladrag akuzuar për veprat penale parashikuar nga nenet: 230/ç; 234/a/2; 239/a paragrafi i pare; 293/b paragrafi i parë dhe 293/ç të Kodit Penal.

· Gjykata vendosi : Deklarimin fajtor të të pandehurit Bijan Pooladrag për veprën penale “Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur’’, parashikuar nga neni 230/ç të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

· Deklarimin fajtor të të pandehurit Bijan Pooladrag për veprën penale “Organizata Terroriste’’, parashikuar nga neni 234/a, paragrafi i dytë të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

· Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Bijan Pooladrag për veprën penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, parashikuar nga neni 293/a, paragrafi i parë të Kodit Penal, pasi fakti penal nuk ekziston.

· Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Bijan Pooladrag për veprën penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, parashikuar nga neni 293/b, paragrafi i parë të Kodit Penal, pasi fakti penal nuk ekziston.

· Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Bijan Pooladrag për veprën penale “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, parashikuar nga neni 293/c, paragrafi i parë të Kodit Penal pasi fakti penal nuk ekziston.

· Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Bijan Pooladrag për veprën penale “Keqpërdorimi i pajisjeve”, parashikuar nga neni 293/ç të Kodit Penal, pasi fakti penal nuk ekziston.

· Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, caktimin e një dënimi të vetëm për të pandehurin Bijan Pooladrag, atë me 15 (pesembëdhjetë) vjet burgim.

· Ne aplikim te nenit 406 të K.Pr.Penale, të pandehurit Bijan Pooladrag i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 10 (dhjetë) vjet burgim.

· Vuajtja e dënimit për të pandehurin Bijan Pooladrag të fillojë nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “Arrest në burg” të caktuar ndaj tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY