Një varkë e vogël emigrantësh u fundos në kanalin La manche pranë qytetit britanik Kenti. Sipas mediave nderkombetare, dyshohet se për pasojë kanë humbur jetën disa prej emigrantëve.
Gazetari i BBC-së Simon Jones , raporton se kuptohet se ka pasur viktima, por nuk ka ende një konfirmim nga autoritetet.
Ndërkaq burime policore nga Shqipëria flasin për shqiptarë në gomone, njënprej të cilëve ka shpëtuar.
Në bordin e anijes ishin 30 deri në 50 persona, tha një burim francez. Varkat e shpëtimit, ekipet e shpëtimit të rojes bregdetare dhe një ambulancë ajrore u dërguan për të ndihmuar në një operacion kërkimi dhe shpëtimi. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/